Suradnik:Ballshi4

Izvor: Wikipedija

TEMPULLARËT GJENEZA E TYRE, PARËSIA E SIONIT DHE GRAALI I SHENJTË

Për t’u bërë Tempullar së pari duhet të bëhesh Mjeshtër mason me besim të krishter dhe të ngritesh në Rrethin e shenjtë mbretëror… (disa rende lejojnë edhe pjestarë të feve të tjera por me kusht të betimit se do ta mbrojnë krishterimin). Si në të gjitha oreganizatat masone edhe në këtë Rend, nga kandidatët kërkohet që të jenë me moral të lart, karakter të dalluar dhe reputacion shembullor dhe të besojnë në Krijesën superiore… Por edhe të jenë kristianë shembullor. – nga një shkrim në internet.

Lidhur me gjenezën dhe zhvillimin historik të tempullarëve ka shumë rrëfime e shkrime, madje edhe legjenda, që shumë herë janë kontradiktore. Shumë historianë pajtohen se tempullarët janë themeluesit e Masonerisë, njëra ndër organizatat më të përfolura të fshehta e mistike… Sipas Harunit shumica e historianëve të Frankmasonerisë, pajtohen se origjina e Masonerisë rrjedh nga Kryqëzatat. Në fakt, edhe pse Masonizmi zyrtarisht ishte i themeluar dhe i pranuar vetëm në Angli në fillim të shek. 18-të, rrënjët e organizatës zejnë fill gjatë kryqëzatave nga shek.12-të. Në qendër të këtij tregimi të njohur është një rend i kryqëzatave i quajtur Kalorësit e tempullit (The Knights Templar) apo vetëm Tempullarët… Rendi i Tempullarëve (emri i tyre i plotë Bashkëluftëtarët e varfër të Jezu Krishtit dhe Tempullit të Salomonit), ishte formuar në vitin 1118, apo, 20 vite pasi luftëtarët e Kryqëzatave pushtuan Jerusalemin. Sipas shumë autorëve, themeluesit e rendit ishin dy kalorës francezë, Hugo de Pajns (Hughes de Payens-Igy de Pajen)) dhe Godfrey de St. Omer. Në fillim ishin 9 anëtarë, por rendi vazhdimisht rritej. Arsyeja që ata emëroheshin sipas Tempullit të Salomonit ishte vendi që ata zgjodhën për bazë, e ai ishte bazamenti i Tempullit ku gjindeshin mbeturinat e Tempullit. Ishte lokaliteti i njejtë ku gjindej edhe Kubeja (Koka) e Shkëmbit (Dome of the Rock) apo (Qubbet as-Sakhrah), shkruan Haruni. Simon Cox, duke folur mbi zanafillën e Masonerisë, në librin e përmendur, shkruan: Ka plot teori mbi transmetimin e një kulture të vjetër të fshehtë (për shembull dijet alkimike dhe gjeometria e shenjtë) tek masonët e parë nga ana e tempullarëve (një urdhër i diskutueshëm murgjish-luftëtarë të krishterë), të arratisur në vitin 1307 në Skoci, pasi ishin përndjekur nga Kisha. Megjithatë, nuk ekzistojnë prova historike të asnjë farë lloji në mbështetje të kësaj teorie. Në Skoci nuk kishte as edhe një strehë të vetme të sigurtë për tëmpullarët: urdhëri u procedua në Edimburg në vitin 1309 dhe nuk pati “tempullarë të arratisur” të luftonin në krah të skocezëve... Përfundon Simoni. Ka mendime se Urdhëri është themeluar vetëm nga Hugo (Huges) de Pajns.Tempullarët e vetëquajtën “luftëtarë të varfër”, për një kohë shumë të shkurtër u bënë shumë të pasur. Pelegrinët e krishterë, që vinin nga Evropa në Palestinë, ishin nën kontroll të plotë të këtij rendi, e që me të hollat e tyre ata u bënë shumë të pasur. Përpos kësaj, ata për herë të parë rregulluan sistemin e çeqeve dhe kredive, të ngajshëm me atë bankar. Sipas autorëve britanikë, Michael Baigent dhe Richard Leigh, ata themeluan një tip të kapitalizmit mesjetar; dhe bënë nismën e mënyrës moderne të veprimtarisë bankare përmes transakcioneve të tyre me bazë interesi... Tempullarët ishin ata që bartinin përgjegjësinë më të madhe për sulmet e luftëtarëve të kryqëzatave ndaj myslimanëve dhe vrasjen e tyre. Për këtë shkak, komandanti më i madh islamik Saladini, që e mposhti armatën e kryqëzatave më 1187, në betejën e Hattinit e që pastaj e çliroi edhe Jerusalemin, ku më pastaj dënoi për vdekje Tempullarët për krimet e bëra, edhe pse përkundër kësaj ai fali edhe një numër të madh të krishterëve. Edhe pse humbën Jerusalemin dhe patën dëme të mëdha, Tempullarët vazhduan së ekzistuari. Dhe, përkundër zvoglimit të pranisë së krishterëve në Palestinë, ata shtuan fuqinë e tyre në Evropë, së pari në Francë e pastaj edhe në vendet tjera, duke u bërë shtet përbrenda shtetit… thekson Jahja. M. Popvski, shton se tempullarët, përbënin rendin e një riti shpirtëror të quajtur - “Medalon” gjatë kryqëzatave të para më 1118, ndërsa emrin e kanë marrë sipas ndërtesës së tyre në Jerusalem, të ngritur në vendin e tempullit të rrënuar të Salomonit (Tempel). Qëllimi i tyre ishte që nën disiplinën kanonike të kallogjerëve, të vizitonin vendet e shenjta, duke u pergjëruar në pastërtinë morale, në përvujturi dhe varfëri… Kishin sjellje vëllazërore, në luftëra dekoroheshin për trimëri dhe qëndrueshmëri të fortë. Anëtarët e këtij rendi mbi mburojën e hekurt mbanin pelerinën e bardhë me kryq të kuq dhe një tetëkëndësh në anën e majtë. I pari (kryetari) i tyre quhej Mjeshtër i madh, ndërsa pushtetin më të lartë e kishte Kapiteli gjeneral (Komandanti suprem). Kjo ishte një ushtri e fortë gjer në Luftën (Kryqëzatën) e Dytë, kur të krishterët e humbën Jerusalemin. Në vazhdim Popovski, për tempullarët, thekson se dhe pse e humbën luftën, ata nuk u dorëzuan, tani në paqe vëllazëria e tyre, arriti një prestigj të madh në popull; arriti një pasuri të madhe nga dhurimet e fanatikëve… Shumë njerëz të njohur të asaj kohe e kishin për nder të hynin në këtë rend, qoftë edhe si anëtarë nderi. Kështu ky rend, në fillim të shekullit XIV numëronte rreth 20.000 anëtarë. Fuqia e tyre u rrit aq shumë sa filloi t’i frikësoj mbretërinjtë dhe kishën. Dhe pas një marrëveshjeje të Papës Klementi V dhe mbretit të Francës Filipit IV, ata u ndoqën, u dënuan dhe u burgosën, ndërsa Mjeshtri i Madh Zhak Molaj, më 1313, u dogj në mes të Parisit. Megjithatë ky nuk ishte fundi i tyre. Sipas besimit të disa masonëve edhe sot ekziston ky rend. Anri Tor, thotë se Rend i Tempullarëve përbëhej nga njerëz të lirë. Anëtar i këtij rendi mund të bëhesh pas një ushtrimi të gjatë. Edhe këta i nqënshtrohen pranimit të disa detyrave, sjelljeve të caktuara ndaj Zotit njerëzve por edhe ndaj vetvetes. Kalorësi betohet se shpirtin do t’i kushtojnë Zotit, jetën mbretit, nderin vetes… Sipas, dy librave të përmendur të Simonit, Urdhëri i Tempullarëve, absolutisht i pari Urdhër i Murgjëve Ushtarak, u krijua në 1118, kur një kalorës i Shampanjës, një farë Huges de Pajns i Shampanjës dhe 8 shokë të tij vendosën mes tyre një lidhje me një betim të përjetshëm të shqiptuar në prani të patriarkut të Jerusalemit… Ata vishnin tunika (zhguna an) të bardha, të ngjashme me ato të veshura nga murgjit çistercianë, duke ua shtuar një kryq të kuq... Misioni i tyre: për të mbrojtur pelegrinët e krishterë që shkonin për të vizituar Tokën e Shenjtë.. pas Kryqëzatës së Parë (1096-1099).. Kisha katolike e priti me mirëdashje mbrojtjen e tyre... ata mbronin edhe Malin e Tempullit të Jerusalemit.. pra ishin edhe luftëtar të Krishtit... Fillimisht, jetonin me lëmosha dhe ishin të njohur me emrin e Kalorësve të Varfër të Krishtit… Kisha u tregua shumë e gatshme përkundrejt Tempullarëve… ishin të priveligjuar… nuk ishin subjekt i ndjekjes gjyqësore dhe nuk ishin asfare të detyruar të derdhnin tributet kishtare… por disa klerikë nuk u pajtuan me këtë…Urdhëri fitoi famën e sekretësisë, dhe të përngjitjes gati të sëmurë, pas ritualeve, dhe kjo famë, së bashku me fuqinë e madhe financiare dhe ushtarake ishte arësyeja pse u shkatërruan të premten e 13 tetorit 1307, nga Filipi IV, i cili urdhëroi të arrestohen. (Edhe sot e premtja 13 konsiderohet si një ditë tërsjellëse, thekson Dan Braun). Shumë prej tyre u torturuan dhe u ekzekutuan, të tjerë u detyruan të pranionin se Urdhëri praktikonte akte heretike, përfshirë dhe adhurimine Bafomenit, një idhull me kokë dhie... dhe kështu nxitën edhe papa Klementi V – një francez tjetër, që vuante autoritetin e Filipit – ta shkrinte Urdhërin... ata nxitën ndjenja të xhelozisë midis ndjekësve (mbrojtësve an) tjerë të Krishtit, madje edhe nga qeveritarët e kombeve të ndryshme... megjithatë bërthamat e Urdhërit, mbijetuan, sidomos në Skoci, ku Robert Brusi, i shkishëruar prej kishës, i kishte mirëpritur... Tempullarët ishin thjesht viktima të suksesit të tyre. Organizata e tyre qe një fenomen i shekujve XII e XIII, që akoma edhe sot ushtron magjinë e tijë... Studimet mbi historinë e tempullarëve kanë çuar në besimin se një grup i tyre, që u përcollën informacione te fshehte masonëve, të parë të Skocicë, kanë qenë pjesërisht përgjegjës për lindjen e Masonerisë... Andaj disa i quajnë stërgjyshë të masonëve. Megjithatë mungojnë provat historike... Fuqia e pozicioni i tyre i bëri jashtëzakonisht të urryer edhe brenda Kishës, dhe kjo duke shtuar faktin që mbreti i Francës, Filipi i Bukur, donte të vinte duart mbi organizatën dhe rrejtin e tyre bankar, solli shkatërrimin e pashmangshëm…Tempullarët ruajtën ndoshta atë çka dinin për Graalin e shenjtë dhe atë që e përbënte, apo prej çfarë ishte bërë ai? Nuk ka shumë gjasa, por nuk do ta dimë kurrë, të paktën nëse nuk gjendet thesari… Shkatërrrimi i Tempullarëv, thotë Simoni, ishte drejtëpërdrejtë pasojë e suksesit të tyre. Është, vështirë të thuhet nëse ritet e tyre të fshehta ishin blasfemi, sikurse mendonin armiqtë e tyre. Ka të ngjarë... megjithatë, që disa anëtarë të urdhërit ta kishin thyer betimin e tyre të varfërisë, dhe, me siguri, në harkun e dy shekujve të ekzistencës së tyre Kalorësit e Varfër të Krishtit ishin bërë jashtëzakonisht të pasur... andaj u bën objekt i zilisë... Organizata e tyre qe një fenomen i shekujve XII e XIII, që akoma edhe sot ushtron magjinë e tijë... Tempullarët u akuzuan për herezi, imoralitet dhe lakmi, dhe papa Klementi mbështeti shtypjen e Urdhërit... Kjo kulmoi me arrestimin e të gjithë Tempullarëve të pranishëm në Francë, mes të cilëve dhe mjeshtrin e madh Zhak (Jasque) dë Molaj, të premten, më 13 tetor 1307... U përdor tortura për të nxjerrë rrëfime mbi herezinë, dhe më 1312 Klementi V, me bulën Voxin Excelso, ndaloi Urdhërin e Kalorësve tempullarë. Pronat e Urdhërit iu dhanë një tjetër urdhëri ushtarak, kalorësve Mikëpritës... Në një moment të parë, Zhak dë Molaj e pranoj herezinë, por pastaj e hëngri fjalën dhe më 1314 u dogj në turrë të druve. Thuhej se ndërsa digjej kishte profetizuar se edhe Filipi IV, edhe Klementi V do të kishin të njëjtin fat si ai, vdekjen brenda viti, gjë që ndodhi me të vërtetë, përfundon Simon. Lidhur me ndjekjet, torturat dhe shkatërrimin e Tempullarëve, Haruni thotë: “Më në fund, më 1307, mbreti francez Philip Le Bel vendosi që t’i arrestojë antarët e rendit. Disa nga ata arritën që të ikin por shumica e tyre u kapën. Papa Klementi V iu bashkangjit spastrimit. Pas gjykimit të gjatë, shumë Tempullarë pranuan se ishin heretikë, kishin refuzuar fenë e krishterë dhe kanë ofenduar Jezunë në meshat e tyre. Përfundimisht, udhëheqësit e Tamplierëve që veten e quanin “grandmasters” apo “kryetarë të urdhërit”, duke filluar që nga kryesori i tyre, Jacques de Molay (Zhak dë Molaj), ekzekutohen më 1314 me urdhërin e Kishës dhe mbretit. Por, edhe pse Rendi “zyrtarisht” pushoi së ekzistuari, në të vërtetë ai nuk u zhduk rrënjësisht… Gjatë arrestimit të papritur, vazhdon Harun, disa Tempullarë ikën dhe arritën që t’i fshehin gjurmët. (Diku Thuhet se papa me urdhër të veçantë i fali... Ekzistimi i tyre vazhdoi edhe për një kohë, deri më 1512, por jashtë Francës, kur pasardhësit e tyre hodhën poshtë besnikërinë ndaj Romës dhe iu bashkuan Martin Luterit...) Sipas tezës së bazuar në dokumente të ndryshme historike, një numër i konsiderueshëm i tyre u shpërngulën në mbretërinë e vetme europiane që nuk e njihte autoritetin e Kishës Katolike në shek. e14-të, në Skoci. Atje, ata organizohen nën patronatin e mbretit të Skocisë, Robert the Bruce. Pas një kohe, ata gjetën një metodë të përshtatshme për maskim me të cilën ata vazhduan ekzistencën e tyre klandestine: ata u infiltruan në gilderinën (shoqatën) më të rëndësishme në Britaninë e mesjetës- lozhën (degën) e muratorve dhe përfundimisht ata morën nën kontroll këto llozha. Disa historianë kanë tentuar që t’a paraqesin gjykimin e Tempullarëve si komplot nga ana e mbretit të Francës dhe përshkruanin kalorësit si të pafajshëm ndaj akuzave. Por, ky lloj interpretimi dështon në disa aspekte. Nesta H. VVebster, historiane e famshme britanike me njohuri të mëdha për historinë okulte (dukurive të jashtënatyrshme), analizon këto aspekte në librin e saj “Shoqëritë sekrete dhe lëvizja subverzive (armiqësore)” (Secret Societies and Subversive Movement). Sipas z. VVebster tentativa për shfajsimin e Tempullarëve nga herezia që ata e kishin pranuar gjatë kohës së gjykimit është e pabazë. Së pari, gjatë marrjes në pyetje, përkundër pohimeve standarde, nuk janë torturuar të gjithë Tempullarët. Sidoqoftë, pranimi i fajit nga ana kalorsëve del se është rezultat i imagjinatës së njeriut që mund të shpiket nën ndikimin e torturës? Është vështirë e besueshme se shpjegimet e ritualit të pranimit që janë të njohura në detale nga tregimet e njerëzëve nga vendet e ndryshme, ku tregojnë ngjajshmëri njëri me tjetrin, edhepse, në frazeologji të ndryshme, mund të jetë një trillim i pastër. A kanë qenë viktimat të shtyera që të trillojnë, ata sigurisht se do të ishin në kundërshtim me njëri tjetrin, dhe se janë ankuar në agoni se të gjitha llojet e ritualeve të egra dhe të pabesueshme janë bërë me të njejtin qëllim që të plotësojnë dëshirat e akuzuesëve të tyre. Por jo, secila del me përshkrim të ceremonisë së njejtë pak a shumë kompakte, me hollësi karakteristike që tregon personalitetin e folësit dhe kryesisht të gjitha tregimet përputhen me njëra tjetrën. Jahja lidhur me zhvillimin e masonerisë në përgjithësi dhe të Tempullarëve në veçanti, bazohet në një revistë të quajtur “Mimar Sinan” (botim për masonët turq…, nga e cila nxjerr këtë citat: Në vitin 1312, kur mbreti francez, nën presionin e Kishës mbylli Rendin e Tempullarëve dhe ia dha pasurinë e tyre kalorsëve të Shën Gjonit në Jerusalem, aktivitetet e Tempullarëve nuk pushuan. Shumica e Tempullarëve ikën në llozhat e frankmasonëve që ishin aktivë në Europë atë kohë. Udhëheqësi i Tempullarëve, Mebeignac, me disa antarë tjerë, gjetën strehim në Skoci, nën maskën e muratorit me emrin Mac Benach. Mbreti skocez, Robert the Bruce, i mirëpriti ata dhe iu lejoi që të ushtrojnë ndikim të madh mbi llozhat e masonëve në Skoci… Sot masonët përdorin emrin Mac Benach me respekt të madh. Masonët skocezë, që vazhduan trashëgiminë e Tempullarëve, u kthyen në Francë shumë vjet më vonë dhe themeluan atje bazën e ritualit të njohur si Rituali Skocez. “Rendi i Tempullarëve dhe organizatat e masonerisë kanë ndikuar në njëri tjetrin në një masë të konsiderueshme. Bile edhe ritualet e tyre janë aq të ngjajshme sikurse të ishin të kopjuara…” përfundon citati nga Mimar Sinan. Shkrimtarët spjegojnë, vazhdon Harun, se Tempullarët shtireshin dhe shfrytëzonin rolin e mbrojtësëve të pelegrinëve të krishterë që vizitonin Palestinën, por qëllimi i tyre i vërtetë ishte krejtësisht tjetër… Nuk ka fakte që Tempullarët ndonjë herë kanë mbrojtur pelegrinët, por bile shumë shpejt janë gjetur dëshmitë përfundimtare kur ata gërmuan nën gërmadhat e Tempullit të Herodit... Autorët e “Çelësit të Hiramit” nuk ishin të vetmit që kishin gjetur dëshmi për këtë gjë. Historiani francez Geatan Delaforge pohon ngjajshëm: Detyra e vërtetë e nëntë kalorsëve ishte që të bëjnë hulumtimin e rajonit ashtuqë të fusin në dorë reliktet dhe dorëshkrimet origjinale që përmbajnë thelbin e traditave sekretet të judaizmit dhe Egjiptit të vjetër. Kah fundi i shek. të 19-të, Inxhinierët Mbretërorë filluan hulumtimet arkeologjike në Jerusalem. Charles VVilson, arriti tek mendimi se Tempullarët kanë shkuar në Jerusalem që të studiojnë gërmadhat e tempullit. VVilsoni gjeti gjurmët e gërmimeve nën themelin e tempullit dhe erdhën në përfundim se këto gërmime janë bërë nga veglat që iu takonin Tempullarëve. Këto gjësende ende janë në koleksionin e Robert Brydonit, që posedon një arkivë të madhe të informatave sa i përket Tempullarëve… Autorët e “Çelësit të Hiramit” , thotë Jahja, sjellin dëshmi se gërmimet e Tempullarëve nuk kanë qenë edhe pa rezultate; rendi zbuloi në Jerusalem relikte origjinale gjë që ndryshuan pikëpamjet e tyre të përgjithshme në botë. Përveç kësaj, shumë hulumtues kanë mendim të njejtë. Ka qenë diçka që ka bërë që Tempullarët, pavarsisht nga fakti që ata më herët ishin të krishterë dhe të ardhur nga pjesa e krishterë botës, të adoptojnë një sistem krejtësisht tjetër nga ai i krishterë të besimit dhe filozofisë, të mbajnë mesha heretike dhe të kryejnë rituale të magjisë së zezë… Sipas mendimeve të shumë hulumtuesëve, kjo “diçka” ishte KABALA. Domethënia e fjalës Kabala (Kabbalah) është “traditë gojore”. Enciklopeditë dhe fjalorët e definojnë si degë mistike dhe sekrete e fesë çifute. Sipas këtij definicioni, Kabala hulumton domethënien e fshehtë të Torës (Tevratit) dhe shkrimeve tjera fetare çifute. Por, kur shqyrtojmë çështjen edhe më për së afërmi, do të dalin në shesh faktet e që janë diçka tjetër. Këto fakte n’a shpiejnë në përfundim se Kabala është një sistem që i ka rrënjët në idhujtarinë pagane; dhe që ka ekzistuar edhe para Torës dhe është përhapur në Judaizëm pas shpalljes së Torës, përfundon Jahja. Ullate Fabo, thekson se nuk ka asnjë dokument që e thotë se tempullarët kanë gërmuar poshtë faltorës së Salomonit, dhe se kanë gjetur aty katër kutitë për të cilat flet personazhi i Dan Braunit, (te Kodi Da Vinçi an). Për Tempullarët Umberto Eco thotë se mbreti i pat akuzuar (mendoj pa të drejtë) për krime shumë të turpshme, për t'u bërë zot i pronave të tyre në bashkëpunim me klerikun tradhtar… Në disa shkrime (Int.) thuhet se Rend i tempullarëve u ripërtri pas 600 vjetësh. Në sh. XIV u paraqit si një rend hermetik “Kryqtarët e trëndafilit”. Pastaj, nën udhëheqjen e Zhan Adam Vajshopit, u paraqitën në Bavari, si rend i Iluminatëve. Ata janë masonët, Tempullarët dhe Kalorësit e Maltës, komunistëtët, nazistët dhe sunduesit e parasë. Ata janë sunduesit e botës nën hije… siç janë shumë shoqata tjera sekrete si Kabalizmi, Parësia ose Vëllazëria e Sionit, Satanizmi, Sabateizmi, Iluministët, Karbonarët, Kafka & Kocka, Lozha e Madhe e Orientit, Lozha e Madhe Alpine, Urdhri (Riti) i Rrethit Mbretëror, Rozenkrojcët, Klubi i Romës, Klubi i Parisit, Kalorësit e Maltës, Komiteti 300, Opus Dei, Këshilli për Lidhje me Botën e Jashtme apo CFR, Komisioni Trilateral, Bilderbergët, etj. FUNDI I TEMPULLARËVE (shih te ExplorerUnivers-i Andi PARËSIA E SIONIT DHE GRAALI I SHENJTË Meqenëse, në shumë shkrime thuhet se Tempullarët janë pasuesë të Parsisë së Sionit, e meqë, Parësia është themeluar para Tempullarëve (më 1099), e shohim të arsyeshme që të mirremi pakëz edhe me këtë organizatë, e cila edhe sot konsiderohet njëra ndër shoqatat më të vjetëra, më misterne dhe më e fortë, e udhëhequr nga masonët… Sipas romanit, tani më të njohur e shumë të popullarizuar, të autorit Dan Braun, Kodi Da Vinçi, Shoqëria sekrete e njohur si Parësia e Sionit, (Prieure de Sion), njëra nga shoqatat e fshehta më të vjetra në botë, ishte themeluar nga një mbret francez i quajtur Zhofre Dë Bujo, më 1099, në Jerusalem. Kjo Shoqatë (edhe Rend, Urdhër e Vëllazëri), ishte krijuar për të ruajtur misterin e fshehur se Krishti ka lën trashëgimtarë, nga martesa me Maria Magdalenën… Sipas Simonit, ekzitojnë libra të ndryshëm të hitorisë alternative, sipas të cilës Jezusi u martua me Maria Magdalenën. Nga kjo martesë lindi një fëmijë, dhe kështu u përhap fara e tij në histori… Brauni, sipas Simonit, ka përdorur bestsellerin e Majkëll Bejgenit, Henri Linkolnit dhe Riçard Leit “Graali i Shenjtë”… por edhe librin “Zbulimi i Tempullarëve, të Lin Piknetit dhe Klajv Prinsit... Simoni, shkruan se sipas arkivave të historisë “zyrtare”, Dosjeve sekrete, Parësia, ose Urdhëri i Sionit u themelua në Tokën e Shenjtë më 1090, nga Godfrid dë Buljoni… dhe më 1118, në mënyrë sekrete, ishin të përfshirë në krijimin e Kalorësve Tempullarë, krahut administrativ dhe ushtarak të urdhërit të Sionit… ky grup ishte edhe bërthama e parë prej të silës u zhvillua urdhëri i njohur më pas si Parësia (Priorati) e Sionit… Parësia dhe Kalorësit tempullarë vepruan në mirëkuptim derisa një sherr i madh, i njohur si prerja e vidhit, i detyroi për një ndarje zyrtare më 1188 në Zhisors, në Normandi… pas ndarjes Kalorësit tempullarë vazhduan të vepronin publikisht, duke fituar një rëndësi të madhe edhe falë Mjeshtrave të tyre të Mëdhenj, deri në shkrirjen e Urdhërit në 1307. Priorati nga ky moment hyri në një lloj klandestiniteti, duke mbajtur emrin alternativ të Rosa Croce Veritas ose Ormus, orme nga frëngjishtja, vidh. Kjo ishte origjina e Rosacrocianesimo (Lëvizja e Kryqit të trëndafiltë) lëvizje ezoterike, që lindi kohë më vonë në Europë… Simonit thotë se Tempullarët ishin bërthama e parë prej së silës u zhvillua urdhëri i njohur më pas si Parësia (Priorati) e Sionit, kjo kishte ndodhur gjatë Kryqëzatës së Dytë... Disa të tjerë nuk e mohojnë ekzistimin e Parësisë por theksojnë se nuk kanë lidhje me tempullarët. Sipas Ullate Fabo, e gjithë kjo histori, si dhe legjenda e përmendur, ishte një trillim, përçka edhe ishte përgnjeshtruar, andaj Parësia i shfuqizoi teoritë e paraqitura në Holy Bood, Holy Gral, duke i quajti prodhime të imagjinatës”. As Fabo nuk e mohon ekzistimin e Parësisë, por thekson se nuk është themeluar më 1099 por më 1681, saktësisht më 17 janar 1681, ai pohon se Parësia nuk ka lidhje me Tempullarët… qëllimi i Parësisë ishte ruatja e kultit të Hyjneshës dhe përkujdesi ndaj relikteve dhe dekumenteve secret të gjetura nga tempullarët në Tempullin e Sallomonit. Parësia ka ruajtur me shekuj dokumentet e fshehta që u gjetën nga tempullarët në themelet e Tempullit… Parësia e Sinonit dhe Mjeshtërit e Mëdhenj që tentojnë të lidhën me hallkën në zinxhirin që arrinte deri te Urdhëri i Tempullit, madje edhje deri te Jezusi, është i rremë, përfundon Fabo… Sipas historianes amerikane, Ejmi Velborn (Amy VVelborn), Parësia është paraqitur kah fundi i sh.19, dhe se nuk ka pasur lidhje me legjenden e Graalit.. Lidhur me tempullarët ajo nuk e ben fajtor Papën Klement V por mbretin francez Filipin II i cili kishte vendosur t’i lajë hesapet me ta… Në Romanin e përmendur, Braun shkruan se Priorati (Parësia), kishte mësuar për disa dokumente sekrete të varrosura nën rrënojat e tempullit të Herodit, që ishte ndërtuar mbi gjurmët e Tempullit të Salomonit… Thuhet se Kalorësit mendonin se dokumentet e kërkuara ishin të varrosura në thellësi, nën rrënoja, të dhomës së shenjtëruar, ku mendohej se ishte prania e Zotit hebraik… Më në fund kishin gjetur atë që kishin kërkuar dhe pas nëntë vjetësh ishin kthyer në Evropë shumë të fuqishëm...” Nuk dihet nëse kalorësit i kishin bërë shantazh Kishës apo kisha kishte blerë heshtjen e tyre, vetëm dihet se Papa Inocenti (Inoçenti) kishte shpallur nje vendim papnor që i shpallte tempullorët në një fuqi të pakrahasueshme, një ushtri të pavarur me një “ligj në vetëvete”. Pas kësaj dore të lirë nga kisha, tempullorët ishin shndërruar në një fuqi politike, por edhe ekonomike, duke grumbulluar pasuri të mëdha në nja dhjetë kombe… Kjo fuqi e tyre kishte ndikuar te papa Klementi V dhe mbreti i Francës Filipi IV të bënin një marrëveshje dhe kishin vendosur të ndërmerrnin një operacion për të asgjësuar tempullorët dhe për të përvetësuar thesarin e tyre sekret me të cilin kërcënohej kisha. Operacioni siç u tha, u ndërmor natën e 13 tetorit, 1307. Lidhur me Graalin e Shenjtë, ka shumë shkrime, shumë historira por edhe legjenda. ... që nga sh. XII, janë shkrua romane kalorësiake, (poema, poezi etj.), ekzistojnë tradita gojore edhe më të hershme që lidhen me ngritjen e kalorësve tempulor. Romanet u shkruan nga murgjit e Urdhërit cistercense, shkruan Simoni. Më së shumti flitete për Graalin - Kupën e shenjtë, ose këlshejtin, që përdorin priftërinjtë katolikë dhe ortodoksë në meshë... (një kupë, që gjëja kishte shërbyer për të mbledhur gjakun e Krishtit në momentin e kryqëzimit). Graali, sipas këtyre shkrimeve e legjendave, përveç një këlshenj-kupe, ishte edhe, një relike, një kazan i bollëkut, një gur i rënë nga qielli, një pjatë, një peshk, një pëllumb, një shpatë, një shigjetë, një shtizë, një libër sekret, një trëndafil që simbolizon sekretin, një manë, një kokë e prerë, një dritë e bardhë verbuese, një tavolinë dhe shumë gjëra të tjera akoma... madje ishin eshtrat e Maria Magdalenës... Pra, sipas disa shkrimeve, Graali simbolizonte Maria Magdalenën me të cilën Krishti ishte martua dhe la pasardhës, madje një dinasti të tërë mbretërish… Pra ishte një metaforë e trashëgimtarëve të Krishtit, që sipas Simonit, është mjaft e re. Sipas disa shrimeve në internet Parësia e Sionit kurrë nuk u shua, ajo edhe sot e gjithnjë është aktive... Parësinë e kanë udhëhequr disa mjeshtër të mëdhenj, emrat e të cilëve gjenden në mesin e individëve më të shquar të historisë dhe kulturës perëndimore… Fizicenti i mahd Isak Njuton ishte Mjeshtër i madh i Parësisë së Sionit. Në krye të kësaj organizate gjindej nga vitit 1691 deri në 1727. Mirrej me tekstet hermetike dhe me qëndrimet vetanake përkrahte traditën hermetike. Besonte se në përmasat-dimensionet dhe strukturën e Tempullit të Salomonit fshiheshin formulat alkimike. Gjatë historisë këtë Rend e kanë udhëhequr personalitetet të shquara si: Leonardo da Vinçi, Viktor Ygo, Klod Debis, Zhak Kokto etj. Gjatë gjithë historis Rendi, (Parësia) i Sionit ka qenë i pandar nga rendi i priftërinjve – luftëtarë… Ideja për themelimin e këtij Rendi ishte e Igy de Pajenit në Jerusalem, është e mundur që ka qenë i inspiruar nga rendi i vrasëve ose i Isamailijahan Nizara të cilin e themeloi Hasan-i Sabah në malet e Elburca në Iran, thuhet në një shkrim në Internet.